E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vijon zjarri në Malin e Moravës, forcat në terren punojnë për izolimin e vatrave

Zjarri në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll, vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët po punojnë intensivisht për ta izoluar. Në operacionin e shuarjes janë angazhuar 8 efektivë zjarrfikës, 30 punonjës të shërbimeve publike, 10 të drejtorisë së pyjores dhe 30 banorë të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore, ndërsa ekipet janë ndarë në disa grupe për të kufizuar përhapjen e flakëve. Autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun për zonat e banuara./vizionplus.tv

 

Më shumë video