Subscribe

Pas tre ditësh në flakë, në Ishillin e Sazanit situata vijon të jetë shqetësuese.

 

Zjarri vijon të jete aktiv në një sipërfaqe të konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit përballë qytetit të Vlorës. Me dhjetra pisha shekullore janë shkrumbuar dhe vijojnë të digjen edhe këtë të hënë.

 

Forcat e Armatosura gjatë mbrëmjes së djeshme kanë luftuar me flakët të mbështetura edhe nga ADZM, por shuarja e zjarrit ka qenë e pamundur.

 

Ditën e sotme vatrat mbeten aktive dhe pritet që në ishullin e Sazanit të nisen edhe punonjës së zjarrfikses.

 

Siç duket dhe nga pamjet që janë marrë nga qyteti i Vlorës, ishulli është i rrethuar nga një mjegull tymi mbetet ende nën flakë.

 

Është dhënë urdhër që asnjë foto ose video të mos i përcillet mediave.

 

Po ashtu një rrezik evident në ishull janë dhe municionet e pashpërthyera në një ish-repart ushtarak të cilat shpërthejnë nga zjarri.

 

Deri sa të shuhen flakët e zjarrit dhe te pastrohen mbetjet e municioneve ishulli i Sazanit do te jete i mbyllur për turistët.

 

Dyshohet se shkak i zjarreve në Sazan janë papërgjegjshëmria e pushuesve që shkojnë me mjete të vogla dhe pa leje.

 

Vizitorët ndezin zjarre për ushqimet e tyre, ndërkohë që në Sazan janë vetem katër ushtarë që monitorjnë të gjithë ishullin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *