Pas përfundimit te rehabilitimit te autostradës Tirane- Durrës, Autoriteti Rrugor ka nisur segmentin e dyte atë nga Durrësi ne Tirane, por duket se punimet nuk do te ecin sipas parashikimeve për shkak te moti te keq, si dhe parashikimeve ne ditët ne vijim. Sipas te dhënave brenda dite se marte do te përfundoje segmenti nga ura e Dajlanit ne Shkozet. Ndërsa segmenti rrugor mbikalimi i Shkozetit deri ne Sukth aktualisht është i hapur per qarkullimin e automjeteve. Ne varësi edhe te motit, Autoriteti Rrugor do te njoftoje për ndërhyrjet e mëtejshme ne autostrade. Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi me herët se brenda muajit qershor, autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas do te jete e përfunduar nga ndërhyrjet per rehabilitim. Por mesa duket përfundimi  i saj do te arrije deri ne korrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *