E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Vendi

Vijon puna për Unazën e Madhe, prishen objekte të tjera në Astir

Nuk ndalet puna për prishjen e ndërtimeve pa leje në Unazën e Madhe në zonën e Astirit, per t’i hapur rruge kantierit për realizimin e projektit. Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë se Tiranës ka vijuar edhe këtë të premte me prishjen e disa objekteve të tjera pa leje, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe.

 

Bëhet fjalë kryesisht për objekte që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje në vijën e parë anes rrugës dhe që preken nga projekti i zgjerimit të unazës.

 

Reklamë

Specialistët e IMT dhe të ndërmarrjeve të tjera bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve që posedonin këto objekte, të cilët kanë pranuar që t’i boshatisin ato vullnetarisht dhe për t’i krijuar mundësi mjeteve të rënda që të vazhdojnë me procesin e prishjeve.

 

Krahas këtij procesi, Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe me largimin e mbetjeve inerte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë