Vijon përplasja mes kreut të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak.

 

Pas anulimit të mbledhjes së sotme, të cilin Leli e quan të “pajustifikuar”, ai shkruan se e ndien për detyrë ta thërrasë mbledhjen e muajit më 29 qershor, me qëllim miratimin e projektvendimeve.

 

Mirëpo, këshilltarët kanë propozuar që takimi me prani fizike të kryebashkiakut të mbahet më 30 qershor, gjë që nuk pranohet nga Leli.

 

“Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, shkruan Dritan Leli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *