Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, deputetët nuk kanë gjetur dakordësi për konstituimin e Kuvendit.
Edhe në seancën e 12 që u mbajt këtë të mërkurë, procesi dështoi me Albulena Haxhiun emër i propozuar nga Vetëvendosje, e cila nuk mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur.
Seanca e fundit vjen pas disa lëvizjeve nga subjektet politike për të gjetur një zgjidhje. Kryetari i Vetëvendsojes, Albin Kurti i dërgoi dy ditë më parë një ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për të bashkëqeverisur.
Ftesa u refuzua nga LDk e cila tha se nuk do të bashkëpunonte me Albin Kurtin por iu kërkoi partitve të tjera shqiptare të nisin diskutimet për një qeveri tranzitore.
“Nuk jemi të interesuar të kemi një qeveri me LVV-në. I kemi ftuar të gjithë, i mirëpresim të gjithë. Nuk kemi vendosur asnjë kusht sepse gjithçka do të jetë subjekt i diskutimit të përbashkët”, tha Hykmete Bajrami e LDK.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, e kanë konsideruar propozimin e LDK për qeveri tranzitore si jo serioz.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila doli e dyta në zgjedhje, bëri të ditur se zgjidhja e ngërcit politik bëhet e mundur përmes ndryshimit të kandidates për krytare të Kuvendit ndërsa nënvizoi se është e hapur për të diskutuar propozimin e Lidhjes Demokratike.
Limaj e Haradinaj gjithashtu kanë thënë se do t’i përgjigjen ftesës së Abdixhikut./vizinplus.tv





