Spitale dhe klinika private vazhdojne te mashtrojne qytetaret me testimet per COVID-19 por edhe analizat qe tregojne gjendjen e sistemit imunitar.

I vetmi laborator i certifikuar per testimet nga Organizata Boterore e Shendetsise eshte ai i Institutit te Shendetit Publik. Por kjo nuk i ka penguar privatet te zhvasin para nga qytetaret edhe ne kohen kur vendi ndodhet ne gjendje emergjence per shkak te pandemise.

Burime bejne me dije se jane disa spitale dhe klinika te cilat pretendojne se bejne analiza per te pare nese personi ka qene ose jo i prekur nga koronavirusi, nuk eshte marre asnje mase per ti ndaluar ato.

Ministria e Shendetsise thote se cdo analize e lidhur me COVID-19 qe mund te behet ne spitalet private eshte e paligjshme dhe mashtrim pasi deri tani nuk eshte dhene asnje licence subjekteve private per te kryer testimet.

Per me teper edhe analiza e serologjise qe ka nisur te behet prej disa ditesh ne laboratorit e qendres spitalore “Nene Tereza” sipas vete Ministrise se Shendetsise eshte ne faze testimi. Kjo do te thote se ajo nuk mund te behet ne asnje spital tjeter ne Shqiperi.

Prokuroria ka nisur hetimet per nje spital private me dyshimet se ka mashtruar qytetaret duke pretenduar se ben testimet per te identifikuar te prekurit nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *