E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vijon i nxehti përvëlues, temperaturat arrijnë deri në 40°C

Do të vijojë i nxehti sërish në territorin shqiptar.

Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-hershme përgjatë gjithë vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Lindor-Juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 14°C, ndërsa maksimumet do të arrijnë vlerën e  40°C në qarkun e Shkodrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh