Subscribe

Prej dhjetë ditësh,dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të jënë të bllokuara nga protestuesit serbë që kundërshtojnë vendimin e qeverisë së kosovës për reciprocitetin e targave.

 

Anëtarët e njësisë speciale të kosovës po qëndrojnë në këto pika, ndërkohë që është shtuar edhe prania e ushtarwve të KFOR-it. Protestuesit kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe makina, ndërsa qëndrojnë në tenda.

 

Nga ana tjeter delegacionet e dy vendeve, Kosovë-Serbi, u takuan në Bruksel për të diskutuar për situatën e tensionuar në veri.

 

Të dy palet biseduan ne fillim me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa diskutimeve u është bashkuar edhe Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

 

Zyrtari Bashkimit Evropian përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se bisedimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës për të gjetur një mënyrë për tw zgjidhur krizën aktuale.

 

Ndërkohë i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor u shpreh se prioritet mbetet ulja e tensioneve dhe dy palët t’i kthehen dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *