E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vijon aksioni “Plazh i lirë”, lirohet një hapësirë publike në Vlorë

Vijon aksioni “Plazhi i lirë” me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Policia ka liruar një hapësirë punlike në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë dhe ka proceduar penlaisht administratorin e subjetit që kishte zënë këtë hapësirë duke vendosur çadra, shezlongë dhe tavolina pa leje.

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë,  G. I., 62 vjeç, banues në Orikum, kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike prej 300 m², në të cilën kishte vendosur çadra, shezlongë dhe tavolina plazhi, pa qenë i pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimi penal ndaj shtetasit G. I., për veprën penale “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë