E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vijojnë përgatitjet për festën e madhe të shqiptarëve në Tiranë, Veliaj: Mos mungoni

Tirana po bëhet gati për “Paradën e Shqiptarëve” që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më datë 28 nëntor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foto nga përgatitjet në kryeqytet, ku momumenti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut është bërë gati për festën e shqiptarëve.

Ai i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve të mos mungojnë në festën e madhe në bulevard.

“Ne po bëhemi gati për “Paradën e Shqiptarëve”!  Edhe pak ditë na ndajnë nga 28 Nëntori, ndërsa monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është gati për festën e shqiptarëve.

Reklamë

Shihemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”– të gjithë bashkë, mos mungoni”, shkruan Veliaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë