E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vijojnë lëvizjet në pikat kufitare/ Qytetarët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Rritet fluksi i qytetarëve që futen në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës.Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticës kanë hyrë 153 persona dhe kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë 89 persona.

 

Sipas burimeve zyrtare të drejtorisë së kufirit dhe migracionit të cilat gjithashtu thonë se fluks lëvizjesh ka pasur edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 73 persona dhe kanë dalë 100 persona. Një fluks i ngjashëm lëvizje është regjistruar gjatë javëve të fundit në të dyja këto pika kufitare të qarkut të Korçës, pas mbylljes së doganave dhe ndalimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

 

Reklamë

Burimet shtojnë se përveç qarkullimit të kamionëve të cilët transportojnë produkte ushqimore apo produkte të tjera të nevojshme ka edhe qytetarë të cilët vijnë në Shqipëri pasi u ka përfunduar afati i qëndrimit.

 

Emigrantte vijnë me mjete taksi deri në pikën kufitare të Kapshticës, ku pala greke i lejon të kalojnë. Në kushte të tilla autoritetet tona doganore jane te  detyruara tu japin vulën e kalimit për në vendin tonë, ndërkohë që këta persona detyrohen të udhëtojnë më këmbë deri në Bilisht, pas ndalimit të taksive për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

 

Këto levizje rrisin rrezikun e përhapjes së COVID-19 për Korçën apo dhe vendet ku këta qytetarë shkojnë.Të gjithë  ata qe vijne nga vendet e prekura duhet të vetë-karantinohen për 14 ditë në banesë.

 

Më shumë video

Reklamë