E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vijojnë aksionet antiterrorizëm në Kosovë, dy të ndaluar

Arrestohen dy persona të tjerë të dyshuar për lidhje me terrorizmin në Kosovë. Ndalimi i tyre erdhi pas operacionit të zhvilluar në të paktën tre zona të ndryshme në Kaçanik, Viti dhe Mitrovicë. Ai pason ndalimet e kryera më datë 6 nëntor. Personat e tjerë të ndaluar akuzohen për Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net. Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë