Një kroçerë me 527 turistë amerikanë mbërriti mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit.

 

Anija turistike “nautica” me gjatësi 180 metra u ankorua në kalatën numër pesë ku do të qëndrojë deri në mbrëmje. Kroçera më pas do të lundrojë drejt dubrovnikut në Kroaci.

 

Burime nga autoriteti portual thanë se gjatë qëndrimit turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e durrësit, tiranës dhe Krujës.

 

Anija turistike po kryen një tur lundrimi në 9 porte të Adriatikut dhe Jonit, kryesisht në Itali, Greqi, Kroaci dhe Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *