E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vijnë ndihmat e para nga BE/ 110 mijë palë doreza, 2 mijë maska e dezinfektantë për mjekët

Ka mberritur ne Shqiperi dergesa e pare me  mjete mbrojtese nga Bashkimi Europian, ne ndihme te personelit mjekesor qe eshte ne vijen e pare te luftes me Covid-19.

Behet fjale per 110 mije pale doreza, 2 mije maska dhe 1 mije lirta dezinfektante.

Reklamë

Ne javet ne vazhdim, pritet te mberrijne edhe 10 mije kite per testim, 50  respiratore dhe 5 autoambulanca.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca u shpreh i lumtur per kete bashkepunim, ndersa vete ministja e Shendetësise, Ogerta Manastirlu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE për Shqipërinë.

Kjo dergese eshte pjese e ndihmes prej 4 milion euro qe Bashkimi Europian akordoi per Shqiperine per te perballuar situaten nga koronavirus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë