Subscribe

Në rast se mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë konsensus për ndryshimin e kushtetutes; atehere keshilli I Larte Gjyqesor është gati të nise vetingun e gjyqtareve në 1 korrikun e vitit te ardhshem.

 

Gjate diskutimit te buxhetit per kete keshill, opozita ka kerkuar informacion nga KLGJ dhe ministria e Financave ne lidhje me procesin e vetingut te gjyqtareve sipas parashikimeve te Kushtetutes.

 

NAUREDA LLAGAMI

KRYETARE E KESHILLIT TE LARTE GJYQESOR

 

“Padiskutim që ne e kemi parashikuar, KLGJ ka qene e vetedijshme, kemi perllogaritur kostot që i duhen keshillit, kur të marrim vetingun, në gjysmën e dyte të vitit të ardhshëm “

 

Nënkryetari i PD, Alibeaj ka replikuar me Ministrine e Financave duke theksuar se Kushtetuta ia cakton vetingun Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe Këshillit te Larte te Prokurorise dhe fondet e buxhetit duhet ti caktohen ketyre institucioneve dhe jo komisionit te pavarur te kualifikimit si ka vepruar qeveria.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

ANETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE, PD

 

“Ngjarje e sigurte e së ardhmes është fakti qe në 2022 me një dokument qe eshte i qarte, Kushtetuta e shqiptareve, në qershor 2022 vetingu të kaloje në KLGJ dhe KLP. Pse nuk i parashikoni ju fondet për dy keshillat por ia caktoni KPK-së?“

 

Por ministria e Financave ka sqaruar se ne rastin kur organeve te vetingut iu mbaron mandati, fondet do te kalojne per dy keshillat .

 

Pavaresisht se I gjithe diskutimit I nenkryetarit te partise demokratike Alibeaj u fokusua te skenari ku mandati I organeve te vetingut nuk zgjatet, opozita ende nuk e ka nje vendim per kete ceshtje. Dhe vendimi nuk pritet te jete I lehte, pasi zgjatja e mandatit te organeve te vetingut mbeshtetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *