E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Fier, zjarrfikësit në “luftë” me flakët

Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Pishë-Poros dhe Darëzezës janë vënë në kontroll pas riaktivizimit të tyre mesditën e kësaj të marteje. Flakët shkrumbuan një masiv të madh pyjor, ndërsa u favorizuan nga era e fortë. Ndërhyrja nga ajri nuk mjaftoi për shuarjen e plotë të flakëve, të cilat prej një jave kishin marrë “pushtetin” e plotë në këto zona.

 

 

Në operacionin për shuarjen e tyre u aktivizuan zjarrfikës të  Patosit, Rroskovecit, Lushnjes, Divjakes, Albpetrolit, Beratit , Vlores , Tepelenes si dhe dy mjete zjarrfikese te Ministrise se Mbrojtjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë