E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhte sende me vlerë, telefona dhe para në dyqane e stacione autobusësh, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës si autor i dyshuar i disa vjedhjeve.

Sipas bvuve të kryeqytetit, 44-vjeçari me iniciale R.L dyshohet se vidhte sende me vlerë, aparate celular dhe shuma parash, në dyqane, automjete dhe stacione autobusash.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor i tre ngjarjeve konkretisht:
-Me datë 13.06.2025, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;
-Me datë 12.05.2025, në një stacion autobusi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P;
-Me datë 21.02.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë