E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Kronikë

Vidhnin pensionet e të moshuarve/ Arrestohen 7 punonjësit e postës në Dibër, Shkodër dhe Tropojë

7 punonjës të Postës Shqiptare janë arrestuar nga policia në Dibër, Shkodër dhe Tropojë, të cilët akuzohen se kanë vjedhur pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se dëmi që i është shkaktuar shtetit është 33.000.000 lekë.

 

Reklamë

Arrestimi i punonjësve sipas ministrit erdhi pas denoncimit që kanë bërë qytetarët.

 

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7️ zyrtarë para drejtësisë!

 

Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

 

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale!

 

Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit‼️”, shkruan Manja. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë