Kronikë
Vidhnin kasetat e internetit, dy të arrestuar në Tiranë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar si autorë të vjedhjes së kasetave shpërndarëse të internetit nëpër pallate, duke dëmtuar fibrat optike.
Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale E. D.,23 vjeç dhe B. K.,31 vjeç banues në Tiranë.
Gjatë momentit të arrestimit policia u gjeti dhe sekuestroi edhe materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetra metra tel alumini e kabllo elektrikë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




