E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vidhnin karburant, arrestohen tre persona

 

Tre persona u arrestuan nga policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes. Fatos Hasa, Roland Puleci dhe Sul Lami u kapën nga efektivët e komisariatit nr. 1 në Tiranë, teksa po vidhnin karburant në një mjet tip ekskavator në fshatin Mullet. Policia sekuestroi dy automjete, një pompë elektrike, 8 bidonë dhe 120 litra naftë.

 

Sipas bluve të arrestuarit kishin arritur që nëpërmjet pompës të vidhnin karburantin e makinave, ndërkohe që po verifikohet nëse ata janë edhe autorët e vjedhjes së ndodhur më 10 shtator në një kantier ndërtimi gjatë rrugës Tiranë-Elbasan.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë