E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Vidhet piktura e Van Goghut në një muze që u mbyll për shkak të pandemisë

Një pikturë e Vincent van Goghut  u vodh nga një muze në Holandë.

Muzeu ishte i mbyllur për publikun për shkak të shpërthimit të koronavirusit, tha drejtori i muzeut Singer Laren, Evert van Os.

Vincent Willem van Gogh ishte një piktor holandez dhe një ndër figurat më të famshme dhe me ndikim në histori të artit perëndimor.

Në pak më shumë se një dekadë, ai krijoi rreth 2.100 vepra arti.

Reklamë

Ai vrau vetën në moshën 37 vjeçare.

Një vepër e tij e artit shitet për dhjetëra milionë dollarë./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë