E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhet marketi në një fshat të Lushnjës, autorët marrin 10 milionë lekë mall

Në fshatin Golem i Vogël, në Lushnjë ka ndodhur një vjedhje gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Preh e hajdutëve ka qenë një market dhe një automjet. Sipas pronarëve të marketit hajdutët kanë arritur të marrin mbi 10 milion lekë të vjetra mall dhe gjithashtu morën edhe makinën e komshiut që ishte në oborr.

Reklamë

Sipas banorëve vjedhjet janë të shpeshta në këtë zonë dhe ata po përballen me frikën e përditshme. Kryesisht hajdutët marrin produktet ushqimore, si vaj ulliri, raki, mish etj.

“Nuk është hera e parë.”

Reklamë

“Kur erdhëm në mëngjes ishin dyer hapur. Ata që s’punojnë dalin vjedhin. Edhe vjet vodhën.”

“Vjedhin nëpër lokale, nëpër banesa. Mua më kanë vjedhur dy herë shtëpinë e çunit.”

Policia e Lushnjës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe informojnë se kanë rënë në gjurmët e njërit prej autorëve të vjedhjes së sotme.

Në një ullishte është kapur mjeti i vjedhur dhe i mbushur me mallrat e marketit, ndërsa policia po kërkon për bashkëpunëtorët e tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë