E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Videoskandali i lojtarëve kuqezinj

Lojtaret e kombëtares shqiptare janë vene shpesh ne qendër te kritikave, duke përziere shpesh sportin e bukur te futbollit me fenë, por këtë here duket se ata kane shkuar deri ne kufijtë e një skandali.

 

Dy kuqezinjtë Andi Lila dhe Armando Sadiku janë shfaqur ne një video te publikuar ne rrjetin social Facebook, duke u tallur fillimisht me priftërinjtë dhe me pas bëjnë humor me histori hoxhash.

 

Reklamë

Gjithçka eshte publikuar live nga Imami i një prej xhamive me te mëdha ne Tirane.

 

Harmonia fetare është një nga virtytet me te vyera te kombit shqiptar, ndërsa njerëzit qe përfaqësojnë kombin, duhet te rrinë larg situatave te tilla.

 

Skandali behet me i madh kur teknikut italian Xhani de Biazi gjithmonë është njohur për një disipline te hekurt, ne prag te ndeshjeve te rëndësishme. Pikërisht kur edhe media nuk lejohet te rrije me shume se 10 minuta pranë kombëtares ne grumbullimin e saj dhe me saktësisht ne dhomat e lojtareve kuqezinj, hyjnë edhe njerëz qe nuk kane lidhje me skuadrën.

Më shumë video

Reklamë