Disa ditë më parë videoja e tij duke kënduar këngën e Osman Takës bëri xhiron e rrjetit.

 

Kandidati për deputet i PS në Fier, Petro Koçi ishte këtë mëngjes në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, nga ku zbuloi se vallen e Osman Takës nuk di ta kërcejë.

 

Ai këshilloi këdo që për një moment të harrojë çfarë është dhe të këndojë.

 

“Jo nuk di ta kërcej, por është një këngë dhe një valle shumë shumë e bukur. Është një nga perlat e folklorit shqiptar. Kënga, muzika është një instrument që i duhet edhe politikës, i duhet edhe formatit njerëzor. Nuk thonë kot të të rrojnë gradat, nëse nuk je njeri, s’ka rëndësi për çfarë je zgjedhur. Në gëzime dhe në festa gjithkush duhet të këndojë, duhet të harrojë që është dikushi i zgjedhur”, tha Petro Koçi përballë gazetarit Thimi Samarxhiu. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *