E premte, 18 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Videoja erotike, Inis Gjoni kërkon 200.000 €

Ilustrim · Vizion Plus

Pas 13 vitesh nga publikimi për herë të parë i videos erotike, këngëtarja dhe regjisorja Inis Gjoni është rikthyer protagoniste pasi do të ketë një përballje të re me Prokurorinë për Krimet e Rënda në Gjykatën e Lartë.

 

 

Kjo betejë ligjore, për të dytën herë në Gjykatën e Lartë, ka në thelb padinë e Gjonit kundër Prokurorisë, ku kërkon 200 mijë dollarë amerikanë dëmshpërblim për publikimin e një videoje intime të saj në vitin 2004.

 

 

Në këtë video, ajo shfaqej me partnerin e saj të ndjerë, Arjan Selimi, i vrarë në vitin 2011. Materiali filmik me përmbajtje erotike i regjistruar nga Selimi në një ambient privat, u përhap masivisht përmes teknologjisë dixhitale ndër përdoruesit e aparateve celularë përmes teknologjisë së kohës “bluetooth”, “infrared”, si dhe e-mail.

 

 

Publikimi i videos ndodhi kur telefoni i tij ishte i sekuestruar si provë materiale nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”. Për shkak të profilit publik të Gjonit në atë kohë, si ish-balerinë dhe moderatore e suksesshme, ngjarja u trajtua gjerësisht në median e shkruar dhe elektronike.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh