Subscribe

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në prag të ndërimit të viteve ka bërë në përmbledhje të 2021, duke e konsideruar këtë  si një vit sfidash. Nëpërmjt një video mesazhi të shprëndarë në rrjetet sociale, diplomatja e vuri theksin te festimi 30 vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve, fakt ky cili ka ndikuar forcimin e metejshëm të demokracisë në Shqipëri. Ajo e vuri theksin tek reforma në drejtësi.

 

Me krenari ju mbështetëm teksa ecët përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh përgjumjeje, filloi të funksionojë në fillim të këtij viti, duke iu bashkuar elementëve të tjerë të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK dhe BKH. Falë përkushtimit të tyre, kemi filluar të shohim rezultate reale dhe pozitive në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e shpejtë apo e përsosur, por ajo ecën përpara duke sjellë më afër vendit që ju takon pranë Bashkimit Europian dhe SHBA-së.

Në mesaszhin e saj, Kim është ndalur edhe tek zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për të cilat do të oforjë mbështetjen e shba  për zbatimin e rekomandimeve të Odihr.

 

Qytetarët gjatë këtij viti ushtruan të drejtën demoikratike për të votuar. Pas zgjedhjeve, OSBE-ODIHR hartoi një raport ku vuri në dukje mangësi dhe parregullsi, dhe ne mirëpresim që tju mbështesim në përpjekjet për tu përgjigjur rekomandimeve  të ODIHR.

 

Ambasdorja e mbyll  mesazhin e saj me një urim për të gjithë shqiptarët për vitin e ri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *