Të shtenat me armë në një universitet të Karolinës së Veriut në Chapell Hill i detyruan studentet që të hidheshin nga dritaret e lartësive të godinës.

 

Ngjarja ndodhi në orën 13:00 me orën lokale në SHBA ( ora 19:00 në Shqiperi) ditën e hënë.

 

Fillimisht u dha alarmi për një person të armatosur që ndodhej brenda në kampus I cili po qëllonte me armë. Policia kërkoi që studentet dhe stafi të mbyllnin dyert dhe dritaret.

 

Sidoqoftë pavarësisht këshillës për të qëndruar të fshehur dhe brenda godinës, studentet kanë tentuar mënyra të ndryshme për tia mbathur.

 

Në videon që publikuan mediat amerikanë shihen të rinjte teksa hidhen nga dritaret e kampusit duke rrezikuar shendetin e tyre vetëm për tiu shmangur një tragjedie të mundshme.

 

Policia lajmeroi se nga kjo ngjarje e rende ka mbetur i vrare nje pjestar i stafit akademik, nderkohe qe eshte arrestuar nje student i Doktoratures, i dyshuar per ngjarjen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *