Subscribe

Nën masa të forta sigurie kanë mbërritur në gjykatën e Fierit dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19- vjeçarit Grei Bihuci dhe plagosjes së shokut të tij 20-vjeçar Olti Serjanaj.

Florjan Muka dhe Klajdi Muka njihen me masën e sigurisë, teksa mbi ta rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim dhe e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Lexo edhe :

Related Posts

18- vjeçari Florjan Muka ra në prangat e policisë pasi goditi për vdekje me thikë në qendër të qytetit Grei Bihucin, i cili nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra. Ai po ashtu plagosi 20- vjeçarin Olti Serjanaj. Ndërsa Klajdi Muka u arrestua vetëm një ditë më pas.

Konflikti i nisur në rrjetet sociale përfundoi në përleshje fizike, duke shkaktuar një viktimë. Sipas dosjes hetimore mësohet se sherri ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar e në të janë përfshirë disa persona.

Debatet kanë vijuar deri në ditën e ngjarjes ku të rinjtë janë takuar për tu sqaruar, por pikërisht në këtë moment në sherr janë përfshirë më shumë të rinj.

Personat që u konfliktuan  mes tyre ishin Florjan e Klodjan Muka, Grei Bihuci, Olti Serjanaj , Nebi Alimadhi dhe dy të tjerë të paidentifikuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *