E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ Vajza vrau babanë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes në Durrës

Kanë dalë pamjet e para nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau babanë e saj.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tyre dhe trupi i 50-vjeçarit ishte varrosur në oborr, i gjetur nga policia i lidhur dhe i mbështjellë me qese plastike.

Siç duket edhe në video, zona është rrethuar nga policia, e cila po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë, pasi 19-vjeçarja dyshohet se nuk ka vepruar e vetme.

Në dëshminë e saj ajo ka thënë se e vrau babanë, pasi ai donte ta fejonte kundër dëshirës së saj me një djalë që jetonte në emigrim, teksa ajo donte të vazhdonte studimet. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë