Njëmbëdhjetë pasagjerë u lënduan pasi një avion që fluturonte për në Mançester nga Barbados përjetoi “turbulenca të jashtëzakonshme”, tha firma e udhëtimit P&O.

Rreth 225 persona ishin në bordin e avionit të dielën, raporton BBC.

Turbulenca ndodhi rreth dy orë pas nisjes, me pilotët që devijuan aeroplanin drejt Bermudës.

Në ulje, 11 pasagjerë morën trajtim për lëndime të lehta.

Pasagjerët do të ktheheshin në shtëpi me fluturimin e linjës ajrore malteze për ditën e Krishtlindjeve, por në vend të kësaj pritet të nisen për në Mançester më vonë.

Për shkak të kohës së funksionimit të aeroportit dhe mungesës së disponueshmërisë së fluturimeve, ata u akomoduan në hotele në Bermuda gjatë periudhës festive, tha një zëdhënëse e P&O.

Në një deklaratë, ajo shtoi: “Pas turbulencave të frikshme (të papritura), një fluturim nga Barbados në Mançester u devijua në Bermuda të dielën në mëngjes.”

“Na vjen shumë keq për këtë ndërprerje të udhëtimit pas pushimeve të tyre dhe kemi punuar gjatë gjithë orarit me linjën ajrore dhe hotelet për t’u kujdesur për mysafirët dhe për t’u siguruar që ata të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.”/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *