E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Video/ Tjetër gol i çmendur i Armando Brojës në Premier League

Armando Broja po konfirmon gjithnjë e më shumë potencialin e tij fantastik në kampionatin anglez.

 

Sulmuesi kuqezi realizoi një gol spektakolar në duelin që Sauithempton luajti në transfertë kundër Kristal Palasë në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Premier League.

 

Reklamë

Talenti shqiptar luajti 70 minuta si titullar duke lënë shenjen e tij në minutën e 36.

 

Pas një aksioni të thyer të vendasve, Broja goditi me të djathtën nga distance duke shënuar një gol shumë të bukur që i dha avantazhin e përkohshëm Soauthempton 2 me 1…një avantazh që miqtë për fat të keq nuk e mbajtën dot, pasi Kristal Palasë barazoi në pjesën ë dytë.

 

Në planin personal ky është goli I 4 në 6 ndeshje si titullar për Brojën në këtë sezon në Premier League, një rekord për lojtarët nën 20 vjeç.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë