E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Të shtëna me armë në ambasadën amerikane në Liban

Ambasada e SHBA në Bejrut u sulmua me armë zjarri të mërkurën në mëngjes, sipas shërbimeve libaneze të sigurisë.

“Në orën 8:34 të mëngjesit. sipas kohës lokale, u raportuna të shtëna me armë pranë hyrjes së ambasadës amerikane. Falë reagimit të shpejtë të LAF, ISF dhe ekipit tonë të sigurisë së ambasadës, objekti dhe ekipi ynë janë të sigurt”, konfirmoi në një deklaratë ambasada e SHBA në Bejrut.

Ambasada tha se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se është në kontakt të ngushtë me zyrtarët libanezë.

Forcat e Armatosura Libaneze konfirmuan gjithashtu incidentin e të shtënave, duke identifikuar një sulmues si shtetas sirian.

“Anëtarët e ushtrisë të vendosur në zonë iu përgjigjën burimeve të zjarrit, duke plagosur sulmuesin. Ai u arrestua dhe u dërgua në një spital për trajtim”, tha ushtria në një deklaratë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë