E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

VIDEO/ Tabaku: Shqiptarët që ikin jashtë na mbyllën dyert e BE, faji i Ramës

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar një video ku mes të tjerash akuzon kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor pse Shqipëria nuk po hedh dot hapat e rëndësishëm në procesin e integrimit.

Tabaku shkruan mes të tjerash në postimin që shoqëron videon se krimi dhe korrupsioni kanë sjell largimin masiv të shqiptarëve nga vendi dhe numri I emigranteve të paligjshëm që shkonte drejt vendeve të BE-së, është arsye pse Europa na ka lënë jashtë dyerve të veta.

 

Integrimi i Shqipërisë nuk është peng i vendeve të BE por i keqqeverisjes së Edi Ramës. Krimi, dhe korrupsioni që kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm janë arsyet që na lënë ende jashtë Europës. Dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri! Edi Rama ka dështuar!

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë