Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky u sulmua nga një dron në një distancë prej 150-200 metra nga autokolona greke që mbante kryeministrin grek dhe anëtarët e delegacionit grek.

Sipas burimeve nga qeveria greke, nuk ka asnjë problem me sigurinë e kryeministrit Mitsotakis dhe delegacionit të tij, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Menjëherë pas goditjes, autokolona greke ka ndryshuar drejtim sipas udhëzimeve të shërbimeve ukrainase.

Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur në një distancë rreth 200 metra nga vendi ku ndodhej delegacioni grek, me të gjithë anëtarët e tij, përfshirë kryeministrin, në gjendje të mirë shëndetësore. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *