Subscribe

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i pranishëm në koncertin maratonë në Tiranë, i cili po transmetohet në 20 vende të Europës për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Kiev, nuk i ka mbajtur dot lotët teksa në sfond dëgjohej himni kombëtar i Ukrainës, si dhe këngë të tjera dedikuar situatës atje.

 

I emocionuar dhe i trishtuar nga çfarë po ndodh në Ukrainë, kryediplomati evropian, ndërsa e konsideroi këtë luftë të papranueshme, vuri theksin te mbështetja që duhet t’i ofrohet Ukrainës në këto momente të vështira.

 

“Ky është një moment i rëndësishëm për të ftuar çdokënd në këtë maratonë për të kuptuar vuatjet dhe situatën tragjike që po kalon Ukraina. Po punojmë ditë pas ditë, natë pas nate, në mbështeteje të miqve tanë ukrainas, për t’u siguruar se dëmet dramatike të kësaj lufte të jenë sa më të vogla. Kjo luftë duhet ta ndalojë tani. Duhet të sigurohemi që qytetarët që po vuajnë nga kjo tragjedi të rikthehen sërish në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë jetën që ata duan. Kjo situatë duhet të marrë fund”, u shpreh Soreca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *