E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Video/ Si kryhen testet e shpejta për COVID, përgjigjja del për 15-30 minuta

Këtë të hënë ka nisur aplikimi i testeve të shpejta për të gjithë ata që kanë shfaqur simptoma të COVID-19.

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, përmes së cilës tregohet procedura se si aplikohet testi i shpejtë, rezultati i të cilit mund të dalë brenda 15 ose 30 minuta.

 

“Që prej mbrëmjes së 8 Marsit, epidemiologët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për hetimin dhe testimin e qytetarëve të dyshuar për #covid19. Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.

 

Rama lajmëroi se së shpejti do të hapen edhe disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/228087098739714

Vazhdo të lexosh