Subscribe

Ky është momenti i atentati me armë zjarri që tronditi një ditë më parë Milotin, ku mbeti i plagosur rëndë Ylli Ibrahimi.

 

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, shihet se Ylli Ibrahimi ka qenë nën shoqërinë e dy personave të tjerë, kur është qëlluar me breshëri automatiku “scorpions”.

 

Dy autorët e maskuar, i janë afruar me shpejtësi me një motor, sapo Ibrahimi ka dalë nga lokali ku ishte ulur me miqtë e tij e më pas kanë hapur zjarr.

Nga të shtënat mbeti i plagosur Ibrahimi, i cili ndodhet në spitalin e traumës, ndërsa dy shokët e tij fatmirësisht nuk u lënduan nga plumbat pasi arritën te shmangeshin.

 

Ibrahim i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ndërsa pritet përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen.

 

Atentati dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në Tiranë dhe Bujar Likës në Laç. Burime nga efektivet bene te ditur se Ylli Ibrahimi dyshohet te jete krahu i djathtë i Ervis Martinajt, një emër i njohur për policinë.

 

Ndërkohë janë shoqëruar në polici disa persona në cilësinë e dëshmitarit dhe po merren në pyetje me qëllim identifikimin e dy autorëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *