E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Shqipëria barazoi me Kroacinë, vajza e Sylvinho-s nuk mban dot lotët

Emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët në ndeshjen e Kombëtares kundër Kroacisë, por, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Taty Mendes, vajza e trajnerit Sylvinho, edhe nga ajo.

Familja e Sylvinho-s ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Taty nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.

Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën dhe me partnerin momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë