E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Shpërthime të fuqishme në Dubai nga sulmet iraniane, përfshihet nga flakët një hotel

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së një hoteli në Dubai gjatë një sulmi me raketa iraniane, sipas pamjeve të ndara në rrjetet sociale.

Pamjet e verifikuara nga The Independent tregojnë momentin kur raketa godet hotelin në zonën prestigjioze Palm Jumeirah të Dubait.

Shpërthime janë dëgjuar gjithashtu në Bahrain, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe Katar, pasi Irani paralajmëroi se do të hakmerrej ndaj çdo sulmi nga SHBA-ja dhe Izraeli, të cilët kryen sulmet gjatë natës.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë dhjetëra viktima brenda vendit pas sulmeve amerikano-izraelite, përfshirë të paktën 53 të vdekur në një shkollë për vajza dhe 15 në një sallë sportive në provincën Fars. Një person ka humbur jetën në Abu Dhabi nga rrëzimi i mbetjeve, ndërsa sirenat po dëgjohen në Izrael, ku qytetarët janë këshilluar të strehohen.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi “operacionin e madh ushtarak” në një fjalim tetë-minutësh, duke thënë se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.

Si pasojë e tensioneve, Irani dhe Izraeli kanë mbyllur hapësirat ajrore, udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei është transferuar në një vend të sigurt, ndërsa linjat ajrore kanë anuluar dhjetra fluturime drejt Lindjes së Mesme, përfshirë rreth gjysmën e fluturimeve drejt Katarit dhe Izraelit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë