E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi, 22 persona të vdekur

 

Shpërthimi i vullkanit Marapi në Indonezinë perëndimore ka vrarë të paktëm 22 persona, thanë  ekipet e shpëtimit.

 

Ata shtuan se janë në kërkim në një personi që rezulton ende i zhdukur.

Reklamë

 

Vullkani më aktiv i Sumatrës shpërtheu të dielën, duke dërguar hirin 3000 metra në qiell, më lart se vetë vullkani.

 

“Nëntë nga dhjetë personat e zhdukur janë gjetur të vdekur pasditen e sotme dhe trupat e tyre aktualisht janë duke u transportuar. Ne jemi ende në kërkim të një viktimë”, tha për AFP Abdul Malik, drejtor i shërbimeve të shpëtimit në qytetin Padang.

 

 

Qindra shpëtues indonezianë janë mobilizuar për kërkimin, i cili vazhdon në kushte të vështira për shkak të motit të keq dhe hirit që vazhdon të dalë nga vullkani./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë