Subscribe

Ky është momenti kur inspektorati i mbrojtjes së territorit shemb me shpërthim të kontrolluar një pallat 9-katësh në qytetin e Durrësit.

Pallati ndodhej në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar . Për shembjen e godinës u angazhuan dhe forcat xheniere ndërsa u përdorën rreth 40 kilogramë lëndë plasëse e llojit C4.

Objekti kishte marrë dëmtime të shumta në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit të një viti më parë dhe ishte shpallur i pabanueshëm. Ndërkohë nga shpërthimi u shkaktuan dëmtime të lehta dhe në pallatet që ndodheshin rreth zonës.

Fillimisht Instituti i Ndërtimit vendosi rikonstruktimin e pallatit 9-katësh por pas kundërshtimit të banorëve u mor vendimi për shembjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *