Mëngjesin e kësaj të hëne emisioni “7 pa pesë” solli  nga afër mëngjesin e hidhur të grevistëve të Ballshit, ata të cilët kanë ditë që janë ngujuar në greve urie me kërkesën e vetme, marrjen e pagave të prapambetura, thënë ndryshe djersën e tyre.

Marrja e pagës është një e drejtë të cilën e ka cdo individë, e drejtë e cila prej shumë vitesh këtyre naftëtareve ju është refuzuar.

Në fund të ditës, çdo burr i kësaj uzine është dhe prind, fëmijët e të cilit mezi e presin në shtëpi. Ashtu sic janë dhe fëmijët e vegjel të Albanit, por që ai nuk ka guxim ti shoh në sy, sepse nuk ka asgje ti ofrojë…Kjo situatë e bën atë që të mos mbajë lotët në intervistën para kamerës së Vizion Plus.

Dhe pse të drejtat e tyre I kanë fituar nga proceset gjyqesore, pagesat e tyre ende si kanë marr. Por kush është përgjegjës për këte dhimbje-varferie të përsëritura?

Mbi 7 ditë të ngujuar, të pagrene dhe pa të pashpresëm dhimbja shpirtërore dhe ajo fizike po i con një e nga një drejt urgjencës.

Por për jetën e rrezikuar të grevistëve, të shokëve të tij dhe të gjithë qytetit të Ballshit kush mban përgjegjesi?? Bankers Petroleum?

Kjo nuk është hera e parë që kompania Bankers Petroleum i lakohet emri për skandale.

Prej vitesh kjo kompani është akuzuar për manipulim dokumentash, për mos pages taksash.

Në 2018 KLSH publikoi të dhëna se Bankers Petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, I ka një borxh tatimor shtetit rreth 1 miliard lekësh

Skandali bëhet edhe më i madh, pasi Bankers shfrytëzon pasuritë publike të Shqipërisë dhe ndonëse nxjerrin fitime marramendëse nuk paguan as detyrimet në shtet, duke grabitur kështu, të gjithë qytetarët shqiptarë.

Nga ferri i të varfërve është bërë parajsa e të pasurve, pasuria e Bankers Petroleum.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *