Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë një video nga spitali Universitar i Traumës, ndersa falenderon personelin mjekësor që kujdesen për shëndetin e mijëra pacientëve.

Krahas videos, kreu i qeverisë i ka quajtur “heronj të heshtur”, ndërsa theksoi se në muajt e fundit ky spital ka përballuar 4 mijë vizita dhe 500 operacione.

Rama shprehet se mes rrëfimeve të stafit mjekësor është dhe ai i Volbonës, infermiere në Bari të Italisë, e cila po jep ndihmen e saj në Shqipëri pas mbylljes së kufijve.

“Bukuri Njerëzore. Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit. Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *