E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Raketa japoneze shpërthen disa sekonda pas nisjes

Një raketë e prodhuar nga një kompani japoneze shpërtheu disa sekonda pasi u lëshua për të nisur një satelit.

Raketa 18-metërshe Kairos e Space One me bazë në Tokio shpërtheu nga baza e lëshimit të kompanisë në rajonin Wakayama të Japonisë perëndimore, duke mbajtur një satelit të vogël provë, të mërkurën.

“Lansimi i raketës së parë Kairos u ekzekutua, por ne kemi marrë masën për të ndërprerë fluturimin”, tha Space One në një deklaratë, duke shtuar se“detajet janë duke u hetuar.

Qindra spektatorë ishin mbledhur në hapësira publike..

“Kisha pritshmëri të mëdha për të, kështu që jam i zhgënjyer. Dua të di se çfarë ndodhi”, tha një i moshuar për transmetuesin publik NHK. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë