E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 44 minuta më parë
Kronikë

Video/ Qëlloi për vdekje me thikë të riun grek, arrestohet shqiptari në Selanik

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos.

 

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar shqiptar, me banim në Selanik, me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.

 

Reklamë

Mediat greke kanë publikuar një video, në të cilën shfaqet një grup djemsh që vrapojnë nga një rrugë e ngushtë drejt një rruge kryesore, teksa më pas futen nxitimthi në dy automjete, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në njërën prej dy makinave u fut dhe autori me origjinë shqiptare.

https://youtu.be/WvG-VAP3h2s

Vazhdo të lexosh

Reklamë