Subscribe

Policia ka nisur përgatitjet për protestën e sotme para Parlamentit. Efektivë nga Policia e Tiranës dhe reparte të tjera do të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita.

Po ashtu në zonën rreth Parlamentit janë instaluar kamera për të mbikëqyrur lëvizjet e protestuesve.

Lexo edhe :

Related Posts

Para protestës furgonat e policisë janë parkuar para Ministrisë së Brendshme, ku janë në gatishmëri edhe mjete ujëhedhëse.

Protesta do të zgjasë deri në orën 18.00 kur demokratët do të zhvendosen tek rruga pranë shtëpisë së liderit të opozitës Sali Berisha.

Kuvendi do të mbajë seancën e radhës plenare sot në orën 17:00, teksa një pjesë e deputetëve të opozitës janë të përjashtuar nga punimet e Kuvendit, për shkak të trazirave në seancat e kaluara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *