E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Video-Presidenca ironizon Bashën: Përshëndesim “mbretin e memeve”, të bën të qeshësh pa hap gojën

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pasditen e sotme  u shpreh se Meta, Rama dhe Berisha janë bërë bashkë për të shkatërruar Partinë Demokratike.

 

Reklamë

Blushi ironizon Bashën teksa publikon një pjesë nga komedia shkodrane “Kunati i shokut Xhemal”. Ai thotë se tashmë kreu i PD është kthyer në mbretin e memeve.

 

“BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës. Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë.

Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që të bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet” shkruan Blushi krahas videos.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë