Një 12-vjeçare, e cila kishte dalë në rrugët e Hong Kong-ut për të bërë disa blerje, është përplasur në tokë nga policia gjatë protestave që kanë shpërthyer atje.

E panikosur, ajo po vraponte në përpjekje për t’i shpëtuar disa policëve, të cilët iu vërsulën duke e përplasur më pas në tokë, pas veprimeve të dyshimta të 12-vjeçares.

Sipas të ëmës, e cila nuk pushonte së qari, vajza nuk kishte dalë për të protestuar, por për të blerë.

Policia e Hong Kong-ut e konfirmoi arrestimin e të miturës, duke theksuar se kishte përdorur minimumin e forces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *