Policia e Matit ka zhvilluar një aksion si në filma për të arrestuar një 34-vjeçar, i cili kishte përshatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojrave të fatit.
Siç shihet në video, tre makina policie janë angazhuar për kapjen e tij teksa e ndjekin këmba-këmbës me vrap.
“Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu nisi procedimi penal dhë për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
6 makineta për lojra fati;
1 kompjuter
1 aparat celular
1 tavolinë pokeri
750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme./vizionplus.tv





